Një femër në fshatin Lubizhdë në Prizren ka raportuar dje në Policinë e Kosovës se më 15 mars, një person kishte tentuar ta dhunojë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se viktima ka deklaruar se i dyshuari kishte tentuar ta dhunonte seksualisht në një motel.
Për këtë ngjarje, Policia ka nisur hetimet dhe rasti është hapur si “Dhunim në tentativë”.