Home PRIZRENI ME RAJON Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

0
Plasaritet asfalti në rrugën Vërmicë-Prizren – rrezik për qytetarët

Rruga Vërmicë-Prizren këto ditë po përdoret vetëm në njërin krahë të rrugës për shkak të rrezikut që paraqet për qytetarët ana e kundërt, shkruan IndeksOnline.

Një lexues ka dërguar disa fotografi ku shihet se si kjo rrugë ka pësuar plasaritje dhe shembje të asfaltit dhe anësoreve.

Sipas tij, ndonëse janë informuar organet kompetente për gjendjen e kësaj rrugë, deri më tani nuk janë përgjigjur asgjë.

Në fotografitë e dërguar në redaksi shihet se rruga në njërën anë ka filluar të shembet dhe asfalti është dëmtuar në masë të madhe.

Kjo paraqet një rrezik të madh për qytetarët pasi dy anët janë duke e përdorur një shirit të rrugës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here