Në Suharekë, është përkujtuar masakra e vitit 1999 ku forcat serbe vranë e masakruan edhe 49 anëtarë të familjes Berisha. Në shenjë kujtimi dhe respekti për viktimat, është bërë edhe hapja e një muzeu, në vendin ku u vranë e masakruan anëtarë të kësaj familje. Në këtë vend, me 26 mars të vitit 1999 forcat serbe , vranë e maskruan e më pas kishin zhdukur 49 anëtarë të familjes Berisha.
Ky vend i tmerrit, nga sot është kthyer në një muze të dhimbjes që nuk mund të harrohet kurrë, ndërsa familjarët kërkojnë drejtësi. Halit Berisha ka besim vetëm tek SHBA-të se, se ajo do të ndihmojë që kësaj familje t’i kthehen edhe 20 persona të tjerë , në mesin e të cilëve 10 fëmijë.
Për të ndarë dhimbjen me familjen Berisha të Suharekës, kishet ardhur edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj. Ndryshe, nga masakra mbi familjen Berisha, kanë shpëtuar vetëm tre persona , Gramozi , Vjollca e Shyhrete Berisha, të cilët shpresojnë se një ditë do të ketë drejtësi edhe për familjarët e pafajshëm që nuk janë më në mesin e tyre.