Ditët e fundit numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm në vendin tonë.Vetëm në intervalin kohor të 24-orëve në vendin tonë kanë humbur jetën nga Covid dhjetë persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 836 të tjerë.Duke parë situatën e rënduar në vend, infektologu Hamdi Ramadani sygjeron që të merren masa të reja kufizuese.
“Kjo situatë e rënduar, duhet ndalur me masa tejet kufizuese siç po bën Gjermania, Italia dhe Belgjika. Masa kufizuese me më pak njerëz se 5 veta, ndalim tubimesh me shumë persona se ajo shifër, maska të vendoset drejt, jo veq ne formë formale, me mbyllje goje dhe hunde, duart të mbahen me higjene dhe masa dezinfektuese, distanca sociale të jetë mjaft strikte, jo si deri tani”“Është shqetësuese fakti se mujin e fundit dhe më herët, kemi rritje te rasteve me semundje epidemike Covid dhe po ashtu dhe rritje te rasteve me vdekje të qytetarëve. Kjo është brengosëse dhe serioze pasiqë trendi i pandemisë po ecën ne drejtim të rritjes.Ramadani në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se nuk është bërë sa duhet nga Qeveria, Instituti Epidemielogjik dhe qytetarët në luftimin e Pandemisë.
“Nuk është berë sa duhet në luftimin e pandemise Covid -19 si nga organet kompetente shëndetësore,
nga ana e Institut epidemilogjk në veqanti dhe organeve qeveritare, por edhe nga komuniteti jonë”
Tutje ish-drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramadani tha se vaksina është shpresa e vetme për imunizimin e popullatës.“Ditë më parë u tha, sipas raportit te OBSH-së, që do të ketë vaksina për Kosovën në tre javët që vijnë.Vaksina është shpresa dhe arma e vetme kundër pandemisë në vend duke imunizuar popullatën tonë. Nëse kjo bëhet, pra masa kufizuse rigoroze, veq shitorev , barnatore e ato domosdoshme dhe gjërave jetësore dhe startojmë me vaksinë kundër pandemisë besoj, kjo valë e radhës ose e tretë që është, do të kufizohet shumë.
Nëse vaksinimi behet nga muji prill dej në mujin maj, atëherë edhe pandemia do të luftohet ose ndalet ka muaji korrik ose gusht “Ramadani tregoi edhe dy faktorë të tjerë që kanë ndikuar në rritjen e rasteve me Covid.Ai paralajmëroi që të merren këto masa ndryshe situata do të jetë e rëndë dhe me pasoja në njerëz.
“Mos të harrojmë se edhe dy faktor veq asaj qe u cek kanë ndiku në këtë numër të rritjes së rasteve të infektuarve dhe të vdekurve.Varianti anglez si në shumë vende evropiane dhe tek neve është në qarkullim, është agresiv dhe infekton shpejt dhe ka zgjerim te shpejtë.
Po ashtu tubimet e shumta të mujit shkurt si dhe neglizhenca e masave kufizuse mbrojtëse ndaj pandemisë me Coronavirus nga ana tjetër. Duhet ndërmarrë këta hapa që të ndalet hovi i pandemise në vend, ndryshe situata ende do të jetë e rëndë dhe me pasoja në njerëz ” deklaroi Ramadani për Gazeta Blic.Aktualisht në vendin tonë janë rreth 85 mijë e 334 raste pozitive me Coronavirus dhe kanë humbur jetën nga ky virus 1.813 të tjerë./Gazeta Blic/