Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ftuar të gjithë punëtorët mbështetës gjatë janarit për të punuar gjatë pandemisë, të cilët kishin nënshkruar kontratë me këtë institucion si dhe me Ministrinë e Punës.Kjo e fundit e ka ndërprerë marrëveshjen, ndërsa MSH gjatë ditës së djeshme i ka larguar nga puna 70 punëtorë që ishin punësuar me këtë marrëveshjeMinistria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës në bazë të një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar, në janar 2021 kanë punësuar 70 praktikantë me kontratë 6 mujore, si punëtorë mbështetës gjatë pandemisë për institucionet vartëse të MSH-së.
Ndonëse kishin nënshkruar kontrata, MSH nuk i kishte ftuar të gjithë të punonin. Mbi 30 prej tyre kishin vazhduar të rrinin në shtëpi, ndërsa kontratat e tyre ishin në fuqi.Nga kjo marrëveshje MSH e kishte marr përsipër t’i paguante praktikantët me nga 80 euro në muaj, ndërsa Ministria e Punës me nga 160 euro në muaj për secilin.Por më 18 mars në kohën kur MSH udhëhiqej nga ish-ministri Armend Zemaj, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte njoftuar për ndërprerjen e marrëveshjes. Arsye për këtë vendim ishte se MSH nuk i kishte sistemuar të gjithë praktikantët në punë. Kjo është pranuar edhe nga vet zyrtarët e MSH-së.
“Nga data 05/01/2021 janë sistemuar 35 praktikantë në Administratën Qendrore të MSH, QKTGJ; FSSH dhe Inspektorate, ndërsa nga data 05/03/2021, janë sistemuar edhe 33 të tjerë në SHSKUK, ndërsa, dy prej tyre ka rezultuar se janë të punësuar”.“Me datë 18/03/2021, MPMS, përmes postës elektronike ka njoftuar SP të MSh-së se ndërpresin marrëveshjen me MSh, ndërsa një nga arsyet ka qene se marrëveshja nuk është realizuar plotësisht pasi qe pothuajse gjysma e praktikanteve nuk është arritur të sistemohen nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.Rreth një javë pas prishjes së marrëveshjes, praktikantëve iu është ndërprerë puna nga Ministria e Shëndetësisë më datën 24 mars.Kjo Ministri ka deklaruar se do të kryej pjesën e obligimeve të saj ndaj praktikantëve që kanë punuar, duke ua paguar nga 80 euro në muaj.Një numër i praktikantëve përmes së njëjtës marrëveshje ishin punësuar edhe në shtator të vitit 2020.Praktikantët e punësuar si staf mbështetës kanë punuar në institucionet vartëse të MSH-së, SHSKUK, inspektorate, etj. /Gazeta Shneta/