Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka dërguar telegram ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të profesor Rifat Hoxha.Ata i kanë shprehur ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve pas ndarjes nga jeta të profesor it Hoxha si pasojë e infektimit me Covid-19.“Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha”
Telegrami i plotë:Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor në Fakultetin e Ekonomisë.
Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim para kohe të Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha, profesor i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Është tepër e rëndë për mua të shkruaj këtë telegram ngushëllimi për një djalë të ri, një prind të ri, një akademik të ri dhe mbi të gjitha për një njeri me vlera të larta njerëzore siç ishte miku im Rifat Hoxha.E nderuar familje e profesorit tonë, ju humbët birin, prindin, vëllai, bashkëshortin dhe ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun, i cili ka lënë një hapësirë të madhe në mesin tonë.Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e Prof. Ass. Dr. Rifat Hoxha!
Pushoftë në paqe miku ynë!Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren