Parashikimi i motit për dy ditët në vijim sipas Prizreni Weather, raporton TV Prizreni
26.03.2021 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica, nëpër ultësira me mundësi për mjegull ose mjegullinë.
Ditën më butë, kryesisht me diell.
Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 11C, e në vise malore -8C deri 4C. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-5m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta.
27.03.2021 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.
Pasdite vonë dhe në mbrëmje me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë luginave mundësi për mjegull ose mjegullinë, vende-vende edhe me ngrica të lehta.
Temperaturat në vise të ulëta -2C deri 15C, e në vise malore -4C deri 9C. Era do të fryjë mesatarisht nga jugperëndimi 3-8m/s. Indeksi UV: 5. Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Gjatë ditës mund të përmirësohet në vlera mesatare ose të pranueshme.