Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratës së deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu drejtuar kryeministrit Albin Kurti.
Musliu, duke iu referuar lidhjes së Kurtit me Norvegjinë, prej nga vjen edhe gruaja e tij, tha se fëmijët e kryeministrit nuk e flasin as gjuhën shqipe, dhe kjo sipas saj është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë me një kryeministër të vendit.
Për këtë, Pacolli tha se askush nuk ka të drejtë të sulmojë askënd duke përdorur fëmijët.
“Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shenjtë për çdo prind pa marrë parasysh kush është ai dhe çfarë profesioni ushtron”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai tha se janë munduar ta sulmojnë edhe atë se fëmijët e tij nuk flasin shqip, përderisa thotë se ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë.
“Fatkeqësisht edhe mua janë munduar të më sulmojnë se “fëmijët e mi nuk flasin shqip” (Ata flasin shqip jo më pak se çdo fëmijë në Kosovë). Ne sot jetojmë në një botë ku fëmijët mësojnë disa gjuhë në të njëjtën kohë, dhe të gjithë fëmijët janë njësoj të veçantë në zemrat tona. Është e rëndësishme që ne të rriturit t’i lëmë fëmijët të jenë fëmijë, të flasin në çfarë gjuhe duan. Çdo prind dëshiron më të mirën për fëmijën e tij. Fëmija është pasuria më e madhe në jetë”, ka shkruar Pacolli.
Askush nuk ka të drejtë të sulmoj askënd duke përdorur fëmijët. Fëmija është i shënjtë për çdo prind pa marrë parasysh…
Posted by Behgjet Pacolli on E enjte, 25 Mars 2021