Qytetari nga Prizreni, Sefer Susuri, përmes një postimi në facebook ka shpehur shqetësimin e tij pasi vendi që është i dedikuar për personat me aftësi të kufizuar, bllokohet nga vetura tjera që nuk i takojnë kësaj kategorie në një nga qendrat tregtare në këtë qytet.
“Mendoj se kjo që veprojnë këta ngasës, edhe pse në këtë qendër ka shumë parkingje, është injorancë e llojit të vet atyre injoranteve”, ka shkruar Susuri.
Postimi i plotë:
Shembulli i keq i cili, sa vjen e rritet se perserituri!
Më duhet që herë pas here, gjatë daljes në qytet me Vajzën time Serafinën, e cila është me aftësi të kufizuara, të shkoj edhe në qendrën tregtare Galeria Shopping Mall.
– Ka qenë një rast i vetëm, kur ne e kemi gjetur parkingun e lirë, të dedikuar për Personat me Aftesi te Kufizuara.
Keqardhje.
Mendoj se kjo që veprojnë këta ngasës, edhe pse në këtë qendër ka shumë parkingje, është injorancë e llojit të vet atyre injoranteve.
Me shpresë që ngasesit të vetdijesohen për aplikimin e rregullave dhe rrespektimin e shenjave te komunikacionit, ju lus te gjithe juve qe pajtoheni me mua per vetedijesim, qe ta shperndani sa me shume kete postim, me qellim qe te fillon nje kampanje vetedijesimi per te gjithe ngasesit e papergjegjshem!.
Shembulli i keq i cili, sa vjen e rritet se perserituri!
Më duhet që herë pas here, gjatë daljes në qytet me Vajzën…Posted by Sefer Susuri on E enjte, 25 Mars 2021