Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore të Ferizajt, kanë dalë në një konferencë për media për të treguar rreth aksionit të sotëm policor, i cili rezultoi me shtatë persona të arrestuar.Në konferencë i pari foli Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, i cili tha se bastisjet janë zhvilluar në disa lokacione të vendit.
“Kemi aplikuar masa të fshehta të hetimit për disa persona konkretë, masat kanë nisur nga muaji nëntor i vitit 2020…Pas përfundimit të zgjerimit të hetimeve, dje kemi bë kërkesë në Gjykatën Themelore në Feriza për të na lëshuar urdhëresë për bastisjen e disa lokacioneve. Njësia Rajonale e Hetimeve kanë aplikuar këtë oeracion të quajtur “Stuhia”, bë Ferizaj, Gjilan, Prishtinë Lipjan, Shtërpcë, dhe ka arrestuar disa persona për kontrabandim me armë. Bëhet fjalë për 7 persona të arrestuar”, tha Jashari