Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve dhe Biznesmenëve në Prizren, z.Varis Xhejlani së bashku me anëtarët e bordit, sot kanë vizituar kryetarin e komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, raporton TV Prizreni.
Përmes një postimi në facebook, drejtuesit e shoqatës “Esnaf” kanë njoftuar se gjatë këtij takimi janë shkëmbyer ide për shumë çështje të rëndësishme si për shoqatën ashtu edhe për Prizrenin.
“Para së gjithash, Kryetari Xhejlani e informoi kryetarin z. Haskukën për ndërtesën e shoqatës sonë të cilën synojmë të ndërtojmë, gjithashtu diskutuam për një projekt tjetër që planifikojmë ta realizojmë “Gara e Ideve Inovative”. Në vazhdimësi u informuam për Zonën Industriale, e cila është një çështje tjetër e rëndësishme për qytetin tonë, sipas Kryetarit Haskuka janë përgaditjet e fundit për Zonën Industriale dhe nëse gjdo gjë shkon sipas planit, do të jetë e gatshme në muajin Qershor.
Në fund, temë e diskutimit ishte edhe prezenca e shkollave të organizatës terroriste FETO në qytetin e Prizrenit. Këtu u theksua se komuna e Prizrenit duhet ta luftojë shtrirjen e kësaj organizate në mënyre që marrëdhëniet në mes të Rep. së Turqisë dhe Kosovës të jenë të shëndetshme dhe frytëdhënës.
Ne dëshirojmë të falënderojmë z. Haskukën për takimin dhe mikpritjen që u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe iu urojmë punë të mbarë”, thuhet në njoftim
Sot vizituam z.Mytaher Haskukën Kryetarin e Komunës së Prizrenit, për të prezantuar Bordin e ri drejtues dhe për…
Posted by ESNAF Prizren on Wednesday, March 24, 2021