Numri i lartë i të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi ka detyruar shumë vende të ashpërsojnë masat për te frenuar përhapjen e pandemisë.
Qeveria holandeze, raporton Vizion Plus, vendosi që vendi të qëndrojë i izoluar deri me 22 prill për të luftuar covid 19.
Bizneset jothelbësore, kafenetë, baret dhe restorantet do të mbeten të mbyllura. Ndërsa qarkullimi do tw ndaalohet nga ora 22:00 deri në 04:30.
Sipas kryeministrit , Mark Rutte, situata e krijuar nga pandemia ëshë shqetësuese
“Numri i rasteve të infektimit po rritet sërish dhe ka më shumë njerëz në spitale. Ky është aktualisht realiteti shqetësues dhe kjo është arsyeja pse ne nuk mund të braktisim masat në vend.”
Nderkohe në Britaninë e Madhe pritet të ashpërsohen masat edhe per përsonat që duan të udhetojnë jashtë vendit.
Britaniket të cilët do të duan të largohen nga vendi pa asnjë arsye të domosdoshme do të gjobiten me 5 mijë paund.
Ky ligj pritet të votohet nga deputetet kete fundjave si një masë parandaluese për shpërndarjen e varianteve tëreja, te cilat mund të dëmtojnë fushatën e vaksinimit.
Aktualisht, kush mbërrin Britani do të duhet të karantinohet në hotel për 10 ditë.