Munishi ka thënë se sikurse me Mirlind Dakun dhe pa të, rezultate më të dobëta nuk mund të kishim zotëri të nderuar, drejtuar trajnerit, raporton lajmi.net.
“Kombëtarja duhet t’i shërbej kombit, ta nderoj kombin dhe ta promovoj kombin, e jo ndryshe”, ka shkruar Munishi në llogarinë e tij zyrtare të facebookut.
Ai gjithashtu ka ‘thumbuar’ trajnerin e Kosovë, duke i thënë se është derdhë shumë djers e shumë sakrificë e madhe është bërë nga njerëzit dhe Liga e Kosovës që tani të injorohen totalisht.
Ky koment vjen si rezultat i mos-ftesës së Mirlind Dakut për kombëtare, përkundër faktit që ky i fundit ka shënuar 26 gola në Superligën e Kosovës.
“Shumë suksese por me këtë qasje që keni kam shumë dyshime”, përfundoi Munishi duke shtuar edhe pjesën #UnëBiriYtKosovë./Lajmi.net/