Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka thënë se partia e saj s’ka asnjë përgjegjësi dhe obligim për krijimin e institucioneve të reja.
Musliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “është obligim i shumicës parlamentare që t’i zgjedh Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidentin”.
“Kërcënimi se nëse nuk zgjidhet Vjosa Osmani Presidente shkojmë në zgjedhje të reja është shantazh”, ka shkruar ajo.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet. Shkojmë në zgjedhje kur të doni, ama shumica parlamentare duhet të mbajë përgjegjësi nëse për pazotësinë e saj për të t’i zgjedhur organet shtetërore vendi shkon në zgjedhje të reja”, ka deklaruar deputetja Musliu.