KOHA ka siguruar aktakuzën e plotë ndaj Liburn Aliu dhe të tjerëve, për kohën sa ministri i tashëm i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.
Në këtë aktakuzë, krahas Liburn Aliut, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi.
- Reklama -
Ministri Aliu, tha sot se nuk ishte në dijeni për këtë aktakuzë të ngritur më 24 korrik 2020 dhe se për këtë do të kërkojë përgjegjësi.









- Reklama -
