Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media ka treguar arsyen e vizitës së sotme të ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, në selinë e kësaj partie.
Me anë të një njoftimi për media, LDK ka bërë të ditur se Kosnett është pritur edhe nga nënkryetari i Kuvendit, Kujtim Shala e nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri.
Temë diskutimi e këtij takimi ishin zgjedhjet brenda LDK-së dhe qëndrimet karshi situatës aktuale politike në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari z. Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, z. Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett.
Gjatë takimit, kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.