Para pak minutash, është shembur dheu në dalje të Prizrenit në drejtim të Prevallës, lajmërojnë disa qytetarë të cilët na kanë dërguar edhe këto fotografi.
Si pasojë e shembjes së këtij dheu, pjesa e rrugës në afërsi të Marashit nuk është e qarkullueshme për automjetet, dhe po paraqet vështirësi në komunikacion, thonë këta qytetarë.
- Reklama -
Ata apelojnë tek organët përkatëse që të dalin në vendngjarje dhe të pastrojnë rrugën, për të mundësuar qarkullim normal të automjeteve.
- Reklama -