Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, fton të gjithë të interesuarit që të aplikojnë për të qenë pjesë në cilësinë e anëtarit të komisionit vlerësues, për vlerësimin e projekt-propozimeve që do të dorëzohen nga OJQ-të dhe individët, sipas thirrjes publike të DTZHE-së në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik.
Këtu mund të gjeni thirrjen publike për kushtet dhe dokumentacionet e nevojshme për dy anëtarë (një përfaqësues të OJQ-ve dhe një përfaqësues në cilësinë e ekspertit) të komisionit për vlerësimin e projekt propozimeve në fushën e turizmit dhe zhvillimit ekonomik: https://kk.rks-gov.net/…/thirrja-per-ekspert-te-jashtem…
Aplikimi mund të bëhet duke i dorëzuar dokumentet e kompletuara në Drejtorinë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në ndërtesën e Beledijes.
Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të aplikimit është 31.03.2021.
Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/…/thirrja-per-ekspert-te-jashtem…
Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/…/thirrja-per-ekspert-te-jashtem…