Home RAJONI DHE BOTA Si planifikon Gjermania të vaksinohet?

Si planifikon Gjermania të vaksinohet?

0
Si planifikon Gjermania të vaksinohet?
Screen grab taken from video issued by Britain's Oxford University, showing a person being injected as part of the first human trials in the UK to test a potential coronavirus vaccine, untaken by Oxford University in England, Thursday April 23, 2020. Two volunteers have received the first vaccine trial against the COVID-19 Coronavirus on Thursday. (Oxford University Pool via AP)

Vaksina anti-COVID-19, që Gjermania shpreson të bëhet e disponueshme në muajt e ardhshëm, duhet të administrohet së pari te grupet në rrezik, të tilla si të moshuarit dhe personat me sëmundje paraekzistuese, sipas një paneli të pavarur ekspertësh gjermanë.

“Gjithashtu, përparësi duhet të ketë edhe personeli në spitale dhe shtëpi kujdesi”, tha Këshilli gjerman i Etikës, në një letër pozicioni.

“Këshilli rendit si përparësi punëtorët kryesorë në zona të tjera si në autoritetet lokale shëndetësore, oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe mësuesit”, sqaroi kryetarja e këshillit, Alena Buyx, për paraqitjen e planeve në Berlin.

“Personat në strehë të mbipopulluara, siç janë të pastrehët ose azilkërkuesit, gjithashtu, duhet të kenë përparësi”, shtoi ajo, transmeton ASTH, përcjell albinfo.ch.

Sipas Buyx, janë ende të nevojshme të dhëna konkrete për të vendosur përparësitë e sakta, megjithëse pacientët shumë të moshuar janë grupi më i rrezikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here