Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se në Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në këtë komunë ka filluar me teste rapide për Covid-19.
“Me qëllim që të kemi një vlerësim më objektiv dhe më të qartë për gjendjen epidemiologjike me Covid-19, ekipi ynë i QKMF-së në Rahovec ka filluar me teste rapide, ku rezultatet janë të shpejta dhe të sakta. Ju bëj thirrje qytetarëve të Komunës së Rahovecit, ta shfrytëzojnë mundësinë e krijuar dhe të marrin shërbimin për të mirën e tyre, çdo ditë pune, prej orës 10:00 deri në orën 13:00”, ka njoftuar Latifi.