Përmes një postimi në facebook, kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka ka uruar votimin e qeverisë Kurti 2.
Postimi i plotë:
!
Albin Kurtin dhe kabinetin e pret një detyrë e vështirë, me pandeminë në rritje, krizën ekonomike, institucionet jokompetente, kompanitë publike në falimentim dhe të gjitha problemet, që i ka lënë keqqeverisja shumëvjeçare. Por, duke i ditur kualitetet e kryeministrit dhe të kabinetit qeveritar, jam i sigurt që në Kosovë do të fillojnë ditët e mbara. Do të merr pak kohë, por me Albinin, do t’ia dalim! Urime të gjithëve!
Mytaher Haskuka