Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të PDK-së, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria Kurti 2, ka folur për ato që sipas tij, VV-ja dhe Albin Kurti në vazhdimësi kanë kritikuar në kohën sa PDK-ja ishte në pushtet.
Pasi ka folur gjatë e ka kërkuar sqarime nga Kurti për të gjitha marrëveshjet që sipas tij, janë kritikuar në forma të dhunshme, sipas tij, edhe në mënyra të dhunshme, ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë Qeverinë Kurti 2.
“Për tri arsye s’do ta votojmë, jemi kundër jush si përmbajtje, si program dhe si përbërje”, shtoi ai.
Hoxhaj e ka quajtur bashkëpunimin e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit “koalicion për karrige”.
“Unë e njoh gjatë dhe kam pasur mundësinë të bashkëpunojë me z. Kurti, ajo që e kam dëgjuar çdoherë në Kuvend më shumë e kam pak te ky vetëdijen politike se sa njeriun, sot më shumë e pash njeriun me një listë të dëshirave se sa vetëdijen që e prisja, e ajo do të ishte një program i plot qeveritar, jo një ekspoze. Në atë ekspoze nuk pashë plane konkrete as si do të sigurohen vaksinat, as kur do të vijnë, nuk dëgjova një politikë të fortë ekonomike që duhet të adresonte problemet e pandemisë, nuk e pashë arsimin, nuk e pashë politikën e jashtme si një orientim strategjik, se si do te duket Kosova në vitet ardhshme”, ka thënë Hoxhaj.