Vendi ynë po përballet me reshje të mëdha të borës, kjo po ndodh pikërisht kur kemi hyrë në stinën e pranverës.Ndonëse vazhdimisht po publikohen fotografi nga rajone të ndryshme me sasi të madhe të borës, duket se Rahoveci mban vendin e parë për nga sasia e madhe e borës.
Një fotografi e publikuar në Facebook nga qytetari Rumir Zhuniqi, tregon gjendjen e borës në Rahovec.
“Dita e dytë e Pranverës”, ka shkruar qytetari në Facebook.Për shkak të borës shumë rrugë janë vështirë të kalueshme.