Në një prononcim për media, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, njoftoi të dielën se BE-ja nuk do të ndajë vaksinat e koronavirusit me vendet e tjera derisa të ketë “një situatë më të mirë prodhimi”.
Derisa BE-ja po përballet me një valë të tretë me koronavirus dhe kufizime të reja në jetën publike, sinjalizoi një përmbysje të dukshme të premtimeve të mëparshme të bllokut.
Von der Leyen kishte bërë një fushatë të fortë për sigurimin e vaksinave për njerëzit në mbarë botën në pranverën e vitit 2020. Por shumica e dozave të vaksinave COVID vazhdojnë të administrohen në vendet e pasura.
“BE ka investuar 2.2 miliardë euro në këtë iniciativë. COVAX tashmë ka dërguar 30 milionë doza të vaksinës në 52 vende”, ka thënë ajo.