Home PRIZRENI ME RAJON Komuna e Malishevës: Rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi

Komuna e Malishevës: Rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi

0
Komuna e Malishevës: Rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi

Komuna e Malishevës në faqen e saj zyrtare në facebook, ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi, sidomos në rrugët e vendbanimeve malore, në malet e Berishës dhe në drejtim të fshatit Llapçevë.

Sipas tyre, operatori për mirëmbajtjen e rrugëve është në terren.

“Edhe ekipet përgjegjëse komunale, të prira nga nënkryetari I Komunës Hajdin Berisha, gjithashtu janë në terren. Rrugët nuk janë të bllokuara, por ka vështirësi në qarkullim për shkak të borës se vazhdueshme që po bie”, thuhet në njoftim.

Apelohet që qytetarët të kenë kujdes të shtuar.

“Qytetarëve ju behet thirrje për kujdes të shtuar dhe të mos dalin me vetura në rrugë, pa pajisje dimërore”, thuhet në fund.

Rrugët te kalueshme në Malishevë

Si pasojë e reshjeve të mëdha, rrugët kryesisht janë të kalueshme por ka vështirësi,…

Posted by Komuna Malishevë on Sunday, March 21, 2021

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here