Home LAJME Ministria e Infrastrukturës për herën e dytë: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës 

Ministria e Infrastrukturës për herën e dytë: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës 

0
Ministria e Infrastrukturës për herën e dytë: Rrugët janë të kalueshme përkundër reshjeve të borës 

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se përkundër reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve.

“Sipas raporteve nga menaxherët e MI-së, rrugët që janë në menaxhim të institucionit, në vazhdimësi janë duke u pastruar nga bora dhe është duke u hedhur kripa, me qëllim të parandalimit të ngricave”, thuhet në kumtesë, transmeton KlanKosova.tv.

“Megjithatë, MI bën thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë shoferët gjatë vozitjes, në përputhje me rregullat e komunikacionit dhe kushtet atmosferike, që të evitohen aksidentet e mundshme”.

Kjo ministri njofton se ka 14 kompani të angazhuara në shtatë regjione.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here