Pas reshjeve të shumta të borës, rrugët e Kosovës janë pothuajse të bllokuara, shkruan Indeksonline.
Për shkak të mospastrimit të rrugëve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës, kanë ndodhur shumë aksidente.
Kështu si pasojë, janë shkaktuar kolona të gjata.
Përveç dëmeve materiale edhe nuk dihet nëse ka të lënduar.
Së fundi, me apel doli edhe Policia e Kosovës.
“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve, për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin e tyre.