Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajt Konferenca XV Ndërkombëtare Ndërdisiplinore: “Studime krahasuese në shoqërinë moderne, Ballkani në kontekstin evropian dhe global”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, më 19 dhe 20 Mars 2020, ka zhvilluar punimet Konferenca IV Ndërkombëtare e Forumit Sociologjik Ballkanik (BSF) “Ballkani – Një qasje krahasuese dhe integruese” dhe Konferenca XV Ndërkombëtare Ndërdisiplinore: “Studime krahasuese në shoqërinë moderne, Ballkani në kontekstin evropian dhe global”, E shtyrë nga Nëntori 2020 në Mars 2021 për shkak të Pandemisë Covid-19. Konferenca zhvillojë punimet në mënyrë të kombinuar, online dhe fizikisht. Në konferencë janë prezantuar 223 punime nga 333 autor e koautor nga 23 shtete.
Nikoqiri i kësaj konference, Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, në fjalën hyrëse theksoi se mbajtja e kësaj konference është e rëndësime për universitetin tonë, për vendin, për rajonin por edhe për shkencën në përgjithësi. “Tematikat që do të trajtohen gjatë kësaj kohe dhe numri i madh i studiuesve nga shumë shtete janë treguesit për seriozitetin e Konferencës. Pra, kjo dëshmon që Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizrenin si kryeqendër kulturore e historike, po e shndërron në kryeqendër edhe të shkencës, duke shtuar se si Universitet janë të hapur për projekte të ngjashme të interesit të përbashkët me të gjithë partnerët e kësaj konference.
Në hapje të punimeve të kësaj konference, një fjalë rasti e mbajti edhe studiuesi dhe ambasadori Dr. Sc. Sabri Kiqmari. Ai theksoi se Ukshin Hotin, nga ambientet e larta institucionale dhe shkencore, regjimi e zbret në burg për shkak të bindjes së tij politike dhe kërkesës së tij për republikë. Duke shtuar se pas daljes nga burgu filloi persekutimi i dytë i natyrës shoqërore, duke u stigmatizuar në xhami dhe oda nëpër fshatra, në rajonin e Prizrenit. “Këtë lloj linçimi publik ai e shtjellon si formë të presionit për të mos menduar ndryshe nga estabilishmeti”, theksoi Kiqmari, duke shtuar se duke lexuar Ukshin Hotin e ndjejmë mungesën e tij në Prishtinë. Duke folur pikëpamjet e tij për politikën e jashtme, Kiqmari
theksoi se Ukshin Hoti me pikëpamje ishte në korrelacion me përfaqësues të shkollës realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare duke definuar politikën e jashtme si kompleks metodash për arritjen e interesave të shtetit dhe shprehje e shtetësisë dhe sovranitetit të popullit. Për Ukshin Hotin me këtë rast foli edhe studiuesja Prof. Dr. Irena Nikaj, e cila e vlerësoi lartë figurën e Ukshin Hotit dhe kontributin e tij në fushën përkatëse. Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, në fjalën e tij u ndal te misioni, vizioni dhe te historiku i Universitetit “Ukshin Hoti”. Ai theksoi se Universiteti edhe pse ka nisë punën më 2010, në Prizren tradita e arsimit të lartë fillon shumë më herët dhe ky Universitetit, trashëgon përvojën e ish Shkollës së Larte Pedagogjike, që funksionon që nga viti 1961 dhe me vone te Fakultetit te Edukimit.
Ndërkaq, koordinatori i Konferencës i falënderoi të gjithë për kontributin e dhënë në realizimin e kësaj konference, në veçanti
Rektorin Temaj, nën patronatin e të cilit organizohet. Nga një fjalë rasti në hapje të punimeve të kësaj Konference e mbajtën edhe Kseanela SOTIRIFSKI, Rektor – Universiteti Aleksander
Moisiu i Durrësit, Prof. Dr. Behxhet Shala Prorektor i Universiteti Isa
Boletini i Mitrovicës, Kaliopi NASKA, Rektor – Universiteti Shqiptar, Irena
NIKAJ, Presidente e Shoqatës Sociologjike Shqiptare (ALBSA), Ismajl BAFTIJARI,
Drejtor i Institutit për Shkencë dhe Teknologji (INSI), Agri SOKOLI, Zëvendës
Drejtor i Institutit të Studimeve Politike dhe Sociale (IPSS), KOREA e Jugut,
Ali PAJAZITI, President i Forumit Sociologjik Ballkanik; Universiteti
Jug-Lindor, Maqedonia e Veriut, Dhimitri BELLO – Rektor, Universiteti Fan S.
Noli i Korçës – Shqipëri, Geron KAMBERI – Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për
Lidershipin në Shkolla (CSL), Leke SOKOLI – Drejtor i Përgjithshëm i Institutit
Shqiptar të Sociologjisë (AIS), Përfaqësues të Forumit Sociologjik Ballkanik:
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Rifat MORINA – Koordinator i Konferencës;
Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti, dhe Besim GOLLOPENI, Universiteti i
Mitrovicës Isa Boletini, Forumi Sociologjik Ballkanik dhe moderator i
konferencës.
Përgjegjësit kryesorë për organizimin e kësaj konference janë: Prof. Leke Sokoli, Prof. Rifat Morina dhe Prof. Besim Gollopeni. Po ashtu, në kuadër të konferencës u zhvilluan edhe zgjedhjet e Forumit Ballkanik të Sociologeve, ku ndër të tjera, President u zgjedh nga Kosova, Prof. Besim Gollopeni, sociolog, zv. Presidente, Prof. Jasminka Laznjak sociologe nga Kroacia, zv. President Prof. Surgio BALTATESCU sociolog nga
Rumania dhe strukturat e tjera. Në fund të ceremonisë Prorektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Armend Podvorica, ndau dhurata për mysafirët e pranishëm.