Një person ka raportuar në polici se është kërcënuar nga një i dyshuar i cili fillimisht i ka kërkuar 8 mijë euro e më pas me datën 19.03.2021 i ka thënë nëse nuk i sjell 8 mijë euro deri nesër atëherë duhet të m’i japësh 58 mijë euro.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë 20.03.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili fillimisht i ka kërkuar viktimës 8,000 (tetë mijë) € e më pas me datën 19.03.2021 i ka thënë që nëse nuk i sjell 8,000 (tetë mijë) € deri nesër atëherë duhet të mi japësh 58,000 (pesë dhjetë e tetë mijë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.