Ekzekutohet anëtari i bandës shqiptare, vrasësit të kamufluar me veshje ushtarake
Mond Çekiçi anëtar i bandës së Durrësit, është vrarë mëngjesin e sotëm më armë zjarri mbrapa drejtorisë Arsimore në Durrës, brenda makinës së tij.Mësohet se ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake, ndërsa policia njofton se në Sukth është gjetur duke u djegur një mjet tip “Benz”, me targa të vjedhura, që dyshohet se është përdorur nga autorët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:40 të mëngjesit, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.
Por Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe “Mond Çekiçi”, nuk është një emër i panjohur.Policia e Durrësit e ka konsideruar si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që ishte pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
“Mond Çekiçi”, shoqërohej me Lulzim Berishën “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Bashkim Haxhiaj dhe persona të tjerë./tch