Home RAJONI DHE BOTA Presidenti dhe kryeministri slloven vaksinohen me Astra Zeneca

Presidenti dhe kryeministri slloven vaksinohen me Astra Zeneca

0
Presidenti dhe kryeministri slloven vaksinohen me Astra Zeneca

Pasi EMA vendosi që vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe efektive, në Slloveni janë vaksinuar sot në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (NIJZ) presidenti i vendit, Borut Pahor, kryeministri Janez Jansa, kryetari i Parlamentit, Igor Zorçiç dhe presidenti i Këshillit të Shtetit Alojz Kovshca.Presidenti Pahor donte të kontribuonte me gjestin e tij për të rivendosur dhe forcuar besimin e njerëzve te vaksina, raporton ATSh.
Ministri i Shëndetësisë Janez Poklukar tha nga ana e tij që përveç zyrtarëve më të lartë politike edhe punonjësit e parlamentit do të jenë gjithashtu të vaksinuar.

Duke filluar nga nesër administrata dhe punonjësit e institucioneve arsimore dhe kategori të tjera të parashikuara në planin e vaksinimit do të vaksinohen me AstraZeneca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here