Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat anti-COVD për rreth 50 për qind të popullsisë.
Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.
“Financimi i CEB vjen me një grant të subvencionimit të normës së interesit dhe është mbështetje kyçe së bashku me partnerët tjerë ndërkombëtarë për të ndihmuar Kosovën në menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.
Pavarësisht premtimeve nga Qeveria në detyrë, në Kosovë ende nuk ka ardhur asnjë dozë e vaksinës anti-COVID.