Drejtori i QKMF në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në rrjetin social facebook, njofton se nga e hëna ky institucion do të filloj të realizoj edhe një analizë të rëndëishme për sëmundjet e zemrës, me emrin ” Troponina”.
” Troponina është një proteinë e cila shërben për të diagnostifikuar ose konfirmuar dyshimin në infarktin e zemrës dhe nivelet e saja të larta që lidhen me një rrezik të lartë të ngjarjeve kardiovaskulare .
Vlerat e saja rriten në gjak 4-8 orë pas një dëmtimi kardiak dhe arrijnë kulmin në ditën e parë dhe të dytë, ku pastaj ngelin në nivele të larta deri në 10-14 ditë.
Një lehtësim i madh për mjekët dhe klinicistët.”, ka shkruar drejtori Elezkurtaj.