Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka thënë se janë në pritje të ardhjes së vaksinave anti-covid për të filluar procesin e imunizimit të masës.
Ai gjatë mbledhjes së Komitetit për vlerësimin e situatës epidemiologjike, theksoi se janë në bisedime me kompani prodhuese për të siguruar vaksina.
“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor dhe tash nacional dhe jo vetëm i im dhe i qeverisë por edhe shumë akterëve tjerë përfshirë edhe ndërkombëtarë. Përveç insistimit tonë për blerje direkte mbi të gjitha premtimi që kemi pasur nga prodhuesit, komunikimi është duke u zhvilluar me të gjithë, sidomos me ata që kemi pasur deklarata dhe konfirmim zyrtar par komisionit për negocim. Ajo është në procedurë e sipër.
Për sa i përket ardhjes së vaksianeve AstraZeneca përmes programit Covax, Zemaj pohoi se janë në pritje të tyre, pasi që sasia për Kosovën do të prodhohet në këtë muaj.
“Konfirmimin e kemi marr se sasia për Kosovën do të jetë në prodhim gjatë marsi. Jemi në pritje dhe jemi në komunikim ditore. Përgatitjet për vaksinim i bën Kosova. Po presim që edhe ne ta fillojmë sa më parë procesin e vaksinimit”, ka thënë Zemaj.