Komiteti anti-COVID e ka përfunduar takimin e sotëm pa asnjë vendim në lidhje me masa të reja apo për mbylljen e shkollave siç ishte kërkuar.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj në fund të takimit ka folur edhe për vaksinat duke thënë se sasia e vaksinave për Kosovën sipas programit të COVAX-it ka nisur prodhimin gjatë muajit mars.
Zemaj ka thënë se komunikimi është i rregullt me partnerët ndërkombëtar për sigurimin sa më shpejtë të vaksinës.
“Angazhimi për marrjen e vaksinës është angazhim ditor, ka vështirësi në furnizimin me vaksina. Të gjitha premtimet që kemi pasur nga prodhuesit jemi duke u negociuar, është ne procedurë. Ajo që është në Covax sasia për Kosovën ka nisur prodhimin gjatë marsit. Kemi përgatitjet gjithçka është konform standardeve e rregullave. Nuk ka adresë ndërkombëtare dhe të partnerëve sepse komunikimi është i rregullt me shtetet mike të BE-së, KE-në, SHBA-në, Japoninë