Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit G.Sh.Ai dyshohet se me datë 21 shkurt 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara V.K., bashkë me vajzën e saj ishte duke ecur në këmbë përgjatë trotuarit, kur arrijnë tek kryqëzimi i rrugës, i akuzuari G.Sh., i afrohet të dëmtuarës dhe ana e majtë i ‘a kap zinxhirin e arit nga qafa duke i ‘a këputur, pastaj i pandehuri largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kapet dhe ndalet nga disa kalimtarë të rastit derisa arrin Policia për ta prangosur të njëjtin,-Kësodore kanë kryer veprën penale vjedhja e rëndë nga neni 315 par. 1, nën. par. 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin G.Sh., e GJYKON me;-Dënim me GJOBË në shumën prej njëmijë (1,000.oo) euro,
Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej tre (3) vite, (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 21 shkurt 2021, deri më 19 mars 2021).
Gjykata të akuzuarit krahas dënimit kryesor, i ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë: marrjen e sendit – thikë ngjyrë ari.Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.I akuzuari G.Sh., në shqyrtimin fillestar e ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.