Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se lideri i VV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk iu kanë kërkuar ndihmë apo bashkëpunim për t’i përkrahur për zgjedhjen e presidentit.
Hamza thotë se nëse PDK-së iu ishte kërkuar që t’i përkrahnin në zgjedhjen e presidentit, atëherë ata do bisedonin për këtë.
“Nuk kanë kërkuar një ndihmë apo bashkëpunim direkt apo të hapur rreth zgjedhjes së presidentit të vendit. Nuk ka qenë kërkesë e tyre që PDK-ja ti përkrahë në zgjedhjen e presidentit apo presidentes. Një diçka cka s’ta kërkojnë është vështirë p[ër me bisedu dhe me dhënë një qëndrim të caktuar”, tha Hamza.
Ai madje tha se nuk ka pasur ftesë për takim të dytë nga VV-ja dhe Vjosa Osmani.
“Nuk ka pas ftesë për një takim të dytë, dhe është diskutuar në Kryesi dhe në këshillin derejtues që PDK-ja nuk ju ka kërku një gjë e tillë, dhe normalisht që nuk ka votë për zgjedhjen e presidentit të vendit”, thotë Hamza në Klan Kosova.
Ai nuk bëri të ditur se a do të qëndrojnë në sallë apo jo në momentin kur të votohet presidenti, por tha se nuk e përkahin Vjosa Osmanin si kandidate për presidente.
“Ne nuk e përkrahim kandidaten e propozuara, zonjën Osmani për presidente, sepse nuk është kërku. Nëse do të kërkonin do të ishte çështje e bisedave”, tha Hamza.