”Çfarë do t’i përgjigjesha? – Unë do t’i thosha: Qëndro shëndetshëm!”
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, iu është përgjigjur komenteve të presidentit amerikan Joe Biden, i cili një ditë më parë u pajtua se ai është një vrasës.
Ndërsa reagoi ndaj deklaratave të tilla, Putin u shpreh se Biden po shpërfaq të metat e tij, por tha se mbi të gjitha i uron shëndet.
”Lidhur me deklaratën e kolegut tim amerikan. Siç tha ai, ne e njohim njëri-tjetrin personalisht”.
”Çfarë do t’i përgjigjesha? – Unë do t’i thosha: Qëndro shëndetshëm. I uroj shëndet të mirë. E them këtë pa ironi”, është shprehur Putin.