Ish ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Gani Koci, është duke u intervistuar nga hetuesit e Gjykatës Speciale.
Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një reagimi gruaja e tij Sanie Rexhepi Koci.
“Nuk e di pse sot mu kujtu dita kur u nis dhe shkoi në Drenicë Gani Koci kur iu bashkangjit UÇK-së me tha mos u merzit, bëhu e fort se nuk po shkoj me vdek ,po shkoj me luftu me çliru këtë Kosovë nga shkau dhe Serbia dhe me gëzu Lirinë e Kosovës. Sot kur e percollla te dera më tha : Gru po shkoj si Çlirimtar që ta mbroj luftën e pastër të UÇK”.
Ende nuk dihet se në çfarë cilësie po intervistohet ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe me avokatin Arianit Koci, për të marrë detaje lidhur me rastin, por akoma nuk ka marrë përgjigje.