Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbushë kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”.
Haziri ka thënë se këto kërkesa janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.
Ndryshe, nga dje transportuesit në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.