Tashmë kanë filluar të dalin emrat që do të udhëheqin me dikasteret në Qeverinë “Kurti 2”.
Front Online ka mësuar nga burime të sigurta se ministër i Financave dhe Transfereve do të emërohet, Hekuran Murati.
Murati në zgjedhjet e mbajtura me 14 shkurt ka qenë ndër më të votuarit në listën e Vetëvendosjes dhe ndër deputetët më të zëshëm në legjislaturën e kaluar të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 58 deputetë në kuvendin e ardhshëm, por për krijimin e qeverisë i duhen të paktën 61 vota.
Seanca konstituive e legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i qeverisë së re./Front Online/