Në fillim të javës u mblodh Kryesia e Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë vendosur për datën e seancës së konstituimit të Kuvendit, që do të jetë 22 marsi.
Kjo i hap rrugën edhe mandatimit të Albin Kurtit për t’u bërë kryeministër për të dytën herë, Reporteri.net.
E Kurti thuajse ka kompletuar kabinetin e tij, dhe po mungojnë vetëm dy emra ministrash. Por ai nuk do të jetë Armend Muja.
Kjo pasi, siç mësohet, në Ministrinë e Arsimit të cilën Muja mund ta drejtonte, do të jetë Arbërie Nagavci, ndërkohë që kanë mbetur vetëm edhe dy ministri jo të përshtatshme për mitrovicasin.
Gazeta Reporteri.net mëson se Kurti nuk ka vendosur ende vetëm për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ndërkohë, duhet theksuar se emrat e ministrave të tjerë janë të njëjtë me Qeverinë Kurti 1./Reporteri.net