Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident i cili ndodhi mbrëmë rreth orës 19:30, në Autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Suharekë – Duhël.
Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion.
Kështu tha Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Në ora 19:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, të përfshira në aksident janë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”.