Emra të rinj pritet t’i bashkohen kabinetit të Qeverisë së Albin Kurtit. Njëri prej tyre është edhe Hajrullah Çeku.
Indeksonline mëson se prizrenasi, që në zgjedhjet e 14 shkurtit mori 17.674 vota, pritet të jetë pjesë e ekzekutivit.
Ndonëse s’është bërë publike ende, burime tona tregojnë se Çeku sipas gjitha gjasave do ta drejtojë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Ndryshe, ai më parë ishte zëvendës ministër në Qeverinë e Edi Ramës, në Shqipëri. Ai për një kohë drejtoi dikasterin e Turizmit. /Indeksonline/