Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu të hënën e ka shkarkuar shoferin e tij personal, Nuhi Imerin, një ditë pas përfundimit të kuvendit të LDK-së, ku pas votimit Lumir Abdixhiku u konfirmua si lider i ri i kësaj partie.
Shkarkimi i shoferit ka ardhur pasi që të dielën delegatët e degës së LDK-së në Llap nuk e votuan Lutfi Hazirin për kryetar, siç i kishte udhëzuar Veliu.
Duket se mospajtimet mes Agim Veliut dhe Nuhi Imerit, kanë ardhur pasi dyshohet se ai ka lobuar për t`u votuar Lumir Abixhiku në kundërshtim me udhëzimet e shefit të tij.
IndeksOnline ka siguruar dokumentin, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Nuhi Imerin.
Në vendim thuhet vetëm se i ndërpritet marrëdhënia e punës së shoferit të Ministrit të Punëve të Brendshme. Në këtë dokument nuk janë dhënë arsye tjera.
Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, që mban datën 15 mars të vitit 2021.