Home LAJME Syla: Mjekët e Kosovës nuk po mund t’i marrin vaksinat në Shqipëri, shkaku i neglizhencës nga Ministria e Shëndetësisë që nuk e dërgoi listën

Syla: Mjekët e Kosovës nuk po mund t’i marrin vaksinat në Shqipëri, shkaku i neglizhencës nga Ministria e Shëndetësisë që nuk e dërgoi listën

0
Syla: Mjekët e Kosovës nuk po mund t’i marrin vaksinat në Shqipëri, shkaku i neglizhencës nga Ministria e Shëndetësisë që nuk e dërgoi listën

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla deklaroi se dy mjek nga Kosova të cilën shkuan sot për tu vaksinuar në Kukës, nuk u është mundësuar të vaksinohen.

Ata janë kthyer mbrapsht, pasi nga atje u kanë thënë se po presin listën e mjekëve që janë në vijën e parë të frontit në luftën me coronvirusin, e cila do të duhej tu dërgohej nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Syla në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është i gatshëm të shkoj vet e të organizojë këtë vaksinim, ndërkaq tha se nëse nuk ndërmerret asgjë deri në ora 12:00, atëherë do të kontaktojë vet me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.

“Sot kanë shkuar dy doktorë dhe nuk u kanë jap vaksinat për shkak të neglizhencës së ministrisë sonë. Ata kanë kërkuar që të dërgohet lista e punëtorëve shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit, e Ministria jonë nuk i ka dërguar, kanë kërkuar që të organizohet në mënyrë institucionale. Si pasojë ata kanë shku, por i kanë kthy, ata sapo më thirrën prej Kukësit më thanë që janë duke pritur listën nga Kosova”, theksoi Syla.

Stafi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Syla theksoi se nga Shqipëria janë siguruar vaksina për të gjithë mjekët që janë në vijën e parë të frontit, e jo vetëm 50 siç ishte deklaruar më parë.

“Nëse nuk bëhet diçka pas orës 12:00 do t’i drejtohem vet Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë. Kontaktin e kam me ambasadorin Nait Hasanin që është duke u munduar shumë për këto raste. Ministri i Shëndetësisë nuk me ka kontaktuar, ai po merret me deklarata të mëhershme të z.Rama i cili i ka përmendur 50 vaksina, nuk është fjala për 50 vaksina, por për të gjithë ata që janë në vijën e parë të frontit. Unë nëse është nevoja si Federatë do të shkoj vet t’i organizojë. Vetëm një dje është vaksinu, pastaj të tjerët sot i kanë kthy”, tha Syla.

Gjatë ditës së djeshme, mjeku kosovar Blerim Feka e kaloi kufirin për tu imunizuar kundër coronavirusit.

Pasi regjistrohet, gjinekologu ka për t’u vaksinuar me kurën anti-covid të AstraZeneca për çka thotë se nuk hezitoi aspak.

“Shumë lehtë dhe afër. Më pritën përzemërsisht dhe më bën vaksinën kundër Covid-19. Jam i lumtur. I ftoj të gjithë kolegët që të shfrytëzojnë mundësinë për tu vaksinuar kundër Covid-19”, tha ai.

Me këtë vaksinë këto ditë në Shqipëri ka filluar imunizimi i mësimdhënësve ndërsa vetëm në Kukës janë vaksinuar mbi 40 të tillë.

Ata që morën vaksinën u siguruan nga përgjegjësit e vaksinimit se kjo dozë nga skandinavia nuk ka efekt anësor trashjen e gjakut siç u raportua në disa vende europiane vendet e fundit.

Ndryshe, pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave të mbërritura në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here