Home LAJME A do ta pranojë Haradinaj postin e Kryeparlamentarit? Flasin nga AAK-ja

A do ta pranojë Haradinaj postin e Kryeparlamentarit? Flasin nga AAK-ja

0
A do ta pranojë Haradinaj postin e Kryeparlamentarit? Flasin nga AAK-ja
epa07230838 Prime Minister of the Republic of Kosovo Ramush Haradinaj (L) gestures during the plenary session at the parliament in Pristina, Kosovo, 14 December 2018. The 120 seat parliament of the Republic of Kosovo voted for the laws to transform the Security Forces into an official army during the plenary session on 14 December. Parliament in Kosovo, which relies on NATO troops for its protection, voted on 18 October 2018 to set up a 5,000-strong national army though its Serb minority said the move was illegal. EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është e vendosur që të qëndroj në opozitë dhe të mos pranoj kompromise për të qëndruar në sallë kur votohet Presidenti i vendit, raporton Front Online.

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Bekë Berisha, i pyetur nga Front Online nëse do të pranojnë pozitën e Kyreparlamentarit si kompromis për kuorumin e Presidentes, tha se në këtë çështje AAK-ja është e prerë dhe nuk lëviz nga qëndrimi.

“Jo, domethënë ne hiq nuk lëvizim veç ashtu qysh kemi thënë në fillim”, ka thënë Berisha për Front Online.

Të hënën Ramush Haradinaj, pas takimit me kryetarin të VV-së, Albin Kurti dhe kandidates për Presidente, Vjosa Osmani, është shprehur se u takon fituesve të zgjedhjeve të sigurojnë votat për Presidentin dhe se do të jenë opozitë.

Kujtojmë se pas mbledhjes së kryesisë të martën është vendosur që seanca për konstituimin e Kuvendit të mbahet me 22 mars./Front Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here