Ndeshja mes dy skuadrave përfundoi me rezultat 0 – 0, por Hellas Verona fitoi në tavolinë shkaku që Roma e vendosi në lojë në mënyrë të parregullt futbollistin Amadou Diawara, transmeton lajmi.net.
Mesfushori kishte mbushur 23-vjeç në korrik, pra ani nuk i përkiste listës nën 22 vjeç, në të cilën ishte edicionin e kaluar.
Sidoqoftë, Diawara nuk u regjistrua si lojtar senior edhe pasi Seria A e informojë Romën për gabimin.
“Romakët” pësuan humbje në tavolinë me rezultat 3 – 0.
Roma shpresoi se vendimi do rikthehej, ashtu siç ndodhi me ndeshjen Juventus – Napoli, por edhe apeli i fundit ka dal të jetë negativ.
Kjo nënkupton që Roma mbetet e gjashta me 50 pikë, derisa Hellas Verona në pozitën e nëntë me 38 sosh./Lajmi.net