Ish-shefi i Grupit parlamentar të LDK-së dhe deputeti i sapozgjedhur në Kuvendin e Kosovës nuk ka qenë fare i pranishëm dje në takimin e partisë, ku Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i partisë.
Madje, Gashi ende nuk ka pasur asnjë reagim në rrjete sociale për të uruar kryetarin e ri. Por më në fund, Arben Gashi komentoi zgjedhjen e Abdixhikut si kryetar të LDK-së.
Në një prononcim për Syri.net Kosovën ai ka thyer heshtjen duke folur për kryetarin e ri të LDK-së por edhe nëse do ta përkrah Vjosa Osmanin për presidente.
Gashi ka dhënë vlerësime maksimale për organizimin e Kuvendit dhe mënyrën se si është zgjedhur Lumir Abdixhiku kryetar i ri.
“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitozë e demokratik si partisë shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”.
I pyetur nëse do ta përkrah kandidaturën e Osmanit për kryetare shteti, ai tha se ende nuk e kanë diskutuar në LDK.
“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet cdo vendimi i jonë”, përfundoi Gashi.