Lumir Abdixhiku sot ka marrë postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por si deputet e ministër, siç e kërkon ligji, ai ka deklaruar pasurinë në Agjencinë kundër Korrupsionit. E pasuria e tij në total është gati gjysmë milioni.
Në deklarimin e pasurisë së tij në AKK, atëherë si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Abdixhiku ka thënë se posedon pasuri të paluajtshme afër gjysmë milioni. Saktësisht pasuria e tij është 440,000 euro.
Në përshkrimin e pasurisë së paluajtshme, Abdixhiku ka thënë se i posedon dy shtëpi, njëra e trashëguar, tjera e blerë dhe 1.50 sipërfaqe hektarë tokë.
Abixhiku ka edhe një veturë të tipit Mercedes, vlera e të cilës është 28,500 që është blerë me kredi në vitin 2019 e që sipas deklarimit është pronë e bashkëshortes së tij.
Tashmë kryetari i LDK-së, ka 7,786 para të gatshme në NLB ndërsa 1,604 euro në ProCredit Bank.
Por, Abdixhiku ka edhe një kredi në vlerë prej 36,000.00€ që është marrë për periudhën 2019-2025.
Kujtojmë që Abdixhiku i ka marrë gjithsej 191 vota në Kuvendin e LDK-së, ku edhe fitoi postin e kryetarit.